Anadolu Agency fiton betejën gjyqësore në padinë e hapur nga FETO në Maqedoninë e Veriut

Gjykata themelore civile Shkup ka publikuar aktgjykimin lidhur me padinë e gazetës “Zaman Maqedoni” kundër përfaqësisë së AA-së në Shkup për publikimin e lajmit në www.aa.com.tr/mk në vitin 2016, të titulluar “Stuktura e FETO-s në Ballkan”

Procesi gjyqësor i ngritur nga gazeta e lidhur me organizatën terroriste FETO “Zaman Maqedoni” kundër përfaqësisë së Anadolu Agency (AA) në Shkup, ka përfunduar në favor të AA-së.

Gjykata themelore civile Shkup ka publikuar aktgjykimin lidhur me padinë e gazetës “Zaman Maqedoni” kundër përfaqësisë së AA-së në Shkup për publikimin e lajmit në www.aa.com.tr/mk në vitin 2016, të titulluar “Stuktura e FETO-s në Ballkan”.

Gjykata hodhi poshtë si të pabazë padinë e paraqitur nga “Zaman Maqedoni”, e cila kërkoi kompensim financiar me pretendimin se “përfaqësia e Anadolu Ajansı në Shkup në këtë lajm ka kryer shpifje dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar reputacionin e tyre”.

Në vendimin e gjykatës, i cili është i plotfuqishëm dhe ekzekutuar, theksohet se në lajmin e AA-së nuk bëhet fjalë për pohimin e fakteve, por bëhet fjalë për pasqyrim të një informimi qëllimmirë të opinionit të gjerë.

“Në rastin nuk bëhet fjalë për shpalosje të pohimeve të pavërteta nga i padituri ndaj paditësit, por për transmetim të informacioneve nga ngjarjet e atëhershme të lidhura me puçin në Turqi, që ka ndodhur. Qartë duket nga përmbajtja e tekstit, i padituri shpreh qartë qëllimin e tij për informimin e opinionit për një temë me interes publik, e cila ishte mjaft aktuale në atë periudhë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjykata po ashtu urdhëroi gazetën “Zaman Maqedoni” të kompensojë shpenzimet gjyqësore të përfaqësisë së Anadolu Ajansı në Shkup.

“Në Maqedoni, në sektorë të ndryshëm ka struktura të lidhura me organizatën terroriste FETO. Në qytete të ndryshme të vendit, aktive janë firma të lidhura me FETO-n nga fusha e arsimit, transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit. Në fushën e medias, përsëri, shembull është gazeta ‘Zaman Maqedoni’, e cila në vend botohet një herë në javë”, theksohej në lajmin e publikuar nga AA më 28 korrik të vitit 2016, ku zbulohet struktura e FETO-s në Ballkan.

Pas publikimit të këtij lajmi, gazeta “Zaman Maqedoni” ngriti padi kundër përfaqësisë së Anadolu Ajansı në Shkup me pretendimin se lajmi përmban “shpifje dhe me atë dëmton reputacionin e saj”.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gulen me bazë në SHBA, është përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht të shtetit të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, si pasojë e të cilës humbën jetën 251 persona dhe mbi 2.000 mbetën të plagosur.

FETO qëndron edhe pas fushatës së gjatë për të përmysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.