Ambasadori turk: Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për ndihmë

Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk tha në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në këtë rast fatkeqësie.

Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk tha në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në këtë rast fatkeqësie.

“Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Shqipërinë. Ekipet shkuan në Durrës dhe Laç për të vlerësuar dëmin. Ekipet tona shkuan për të parë vendet ku mund të ndërtohen banesat e reja”, tha ai.

“Kishim një të vdekur tjetër sot, ishte një rast fatkeq”, tha Rama pas fjalës së tij.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se do të ndërtojë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Angjecia e lajmeve Anadolu.