“ALSAR” dhuron literaturë shqipe për shqiptarët në Malin e Zi

Në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të tij kulturore Fondacioni “ALSAR” organizoi dje në Galerinë e qëndrës kulturore, Ulqin në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi ceremoninë e dhurimit të literaturës për bibliotekat e shkollave në gjuhën në gjuhën shqipe.

Në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të tij kulturore Fondacioni “ALSAR” organizoi dje në Galerinë e qëndrës kulturore, Ulqin në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi ceremoninë e dhurimit të literaturës për bibliotekat e shkollave në gjuhën në gjuhën shqipe.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të jetës kulturore, politike, e shoqërore të vendit, si dhe drejtues të institucioneve arsimore.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Z. Faik Nika i cili shprehu mesazhin e tij të vlerësimit dhe të mirënjohjes ndaj Fondacionit “ALSAR” për këtë kontribut të çmuar të ofruar përmes dhurimit të 401 titujve të librave me një numër total prej 3871 kopjesh për pasurimin e bibliotekave të 17 shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Më pas të pranishmit i përshëndeti prof.dr. Zyhdi Dervishi i cili në fjalën e tij do të vlerësonte rëndësinë e këtij projekti kulturor duke theksuar se Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij përmes vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe padyshim gjuha është zëri i shpirtit të nje kombi, gjuha jonë shqipe është ndër gjuhët me të lashta të vetë njerëzimit që na bën krenarë për identitetin tonë kombëtar dhe ky është një mision i përbashkët që të kujdesemi për të.

Fjala e radhës u mbajt nga Kryetari i Fondacionit “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), Z. Mehdi Gurra, i cili u shpreh se realizimi i ketij projekti ishte nje kurorëzim i suksesshëm i marrëdhënies se bashkëpunimit të Fondacionit “ALSAR” me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Ai mbart një element të rëndësishëm kulturor që i shërben edukimit të brezave dhe ruajtjes së vlerave të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi si dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.
Në përfundim të kësaj veprimtarie u nënshkrua akti i dhurimit dhe marrjes në dorëzim nga titullarët e dy institucioneve dhe më pas kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Z. Faik Nika i akordoi çertifikatën e mirënjohjes Kryetarit të Fondacionit “ALSAR” Z. Mehdi Gurra me rastin e realizimit të suksesshëm këtij projekti.

Media e shkruar dhe vizive ishte e pranishme në këtë aktivitet, e interesuar për t’ia përcjellë atë publikut.