Alo, hajdutët në shtëpi! Telefonata që arrestoi grabitësin në Pogradec, tjetri iku

Alo, dy hajdutë po vjedhin shtëpinë! Telefonata në polici ka shpëtuar banesën e një 37 vjeçari nga fshati Rëmenj të vidhet ndërkohë që dy hajdutët ajnë kapur "me presh në duar".

Alo, dy hajdutë po vjedhin shtëpinë! Telefonata në polici ka shpëtuar banesën e një 37 vjeçari nga fshati Rëmenj të vidhet ndërkohë që dy hajdutët ajnë kapur “me presh në duar”.

Jo vetëm kaq hajdutët pasi kanë hasur në rezistencën e tij e kanë goditur me mjete të forta.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 20 korrikut në orën 21:00 është marrë një telefonatë se në fshatin Rëmenj, të Pogradecit, në banesën e shtetasit A.D, 37 vjeç, kanë hyrë dy persona për të vjedhur

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si edhe forcat operacionale të DVP-Korçë të cilët bënë kapjen në flagrancë të shtetasit:
Erjon Ibi, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.H, 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së Policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës dhe pasi janë diktuar nga pronari i saj e kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Shtetasi Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” informoi policia e shtetit, raporton oranews.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e shtetasit A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.