Aleksander Vucic: Mos hapja e negociatave, e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën

Në një kohë kur në Europë është rritur shqetësimi për një depërtim edhe më të madh të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Vuçiç thotë se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij me dy fuqitë e tjera.

Në një intervistë për Financial Times, presidenti serb thotë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”, raporton Top Channel.

Vuçiç ka shtuar se vendimi për të mos hapur negociatat me Tiranën dhe Shkupin e justifikon politikën e tij për marrëdhënie më të afërta me Kinën dhe Rusinë.

“Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë Qeveria holandeze, apo se nëse Qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Të premten, Serbia do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.