Aleksandar Vuçiç: Medvegja nuk do t’i kalojë Kosovës

Presidenti serb premton investime në jug...

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është nisur në jug dhe para se të arrijë në Medvegjë ku jetojnë edhe shqiptarët, ka folur për Kosovën. Pasi u ka premtuar banorëve për investim në këtë pjesë, ai ka theksuar se Serbia nuk ia jap Kosovës asnjë gjë. Ai ka reaguar për letrën që I ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, të cilën refuzon ta lexoi.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Unë sot do të shkoj edhe në Medvegjë e në Banjë të Siarinës. Dëgjoj deklaratat nga Prishtina, por natyrisht Banja dhe Medvegja kanë qenë Serbi, janë dhe do të ngelen Serbi.

Ka arritur më pas në qytet dhe ka folur për rëndësinë e investimeve, sidomos aty ku Serbia duhet të qëndroj. Të njëjtat porosi i ka patur edhe në fjalimin e tij këtu. U ka thënë se shteti do të ftoj investitorët dhe do ta mbështesë zhvillimin ekonomik, raporton Klan.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Edhe një herë po ju them Medvegja ka qenë dhe do të ngelet Serbi. Ne na duhen vetëm investime këtu.

Vuçiç tha se Serbia megjithatë është e përgjegjshme në politikë dhe nuk bën kërcënime.

Presidenti serb vizitoi edhe qendrën e Banjës së Siarinës, të cilën një vit më parë e pati vizituar edhe presidenti, Ilir Meta.