Akulloret me substanca të paautorizuara – AKU asgjëson të gjithë sasinë e gjendur në tregun vendas

AKU informon se referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje,  AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.  Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.

AKU bën em dije se me marrjen e këtij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtoritë Rajonale te AKU-se për bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani të substancës se paautorizuar  të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatësisht:

Sasia e shpërndarë në treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sipas njoftimit sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4356.69 kg  u asgjësuan. /scan