AKU nis aksionin nga Saranda: Jo më qumësht në rrugë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet për tregtimin e qumështit në rrugë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet për tregtimin e qumështit në rrugë.

Aksioni ka nisur nga Saranda, ku mëngjesin e të shtunës, në bashkëpunim me policinë bashkiake të qytetit janë sekuestruar 43 litra qumësht që shitej në rrugë dhe kushte jo të rregullta higjieno-sanitare.

AKU bën të ditur se ky aksion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij).