AKU bën kontrolle dhe në zonat rurale, bllokohen ushqime të skaduara

Krahas zonave turistike, kontrollet e AKU kanë nisur edhe në marketet e zonave rurale, për të ndaluar tregtimin e ushqimeve të skaduara.

Krahas zonave turistike, kontrollet e AKU kanë nisur edhe në marketet e zonave rurale, për të ndaluar tregtimin e ushqimeve të skaduara.

Në Dibër, ka nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku. Ky aksion është ndërmarr për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregtohen në kushtet e duhura higjeno-sanitare.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në Klos gjashtë minimarket të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë si dhe bllokim të produkteve kryesisht mish, sallam, miell dhe patatina.

AKU gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjekte tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore./topchannel