Aktori i njohur kandidat i PS në Tropojë: Ja si më bindi Rama…

Rama: Je një gur i rëndë në vendin e vet, biseda nuk ka qenë e lehtë...

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kukës për prezantimin e kandidatëve të PS në këtë qark, Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Halim Dauti.

Gjatë fjalës së mbajtur aktori i njohur Petrit Malaj, rektor i Akademisë së Arteve tregoi pse e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar, duke e cilësuar njeri të punës.

“Kam besim të plotë që ju zoti kryeministër sikurse e kemi biseduar dhe bashkë në atë kthim të vështrimit që keni bërë për rilindjen shqiptare besoj shumë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër për këtë vend. Këto fjalë më kanë bërë të ndihem mirë dhe në vendin tim në Tropojë. Ishit ju që më nxitët dhe ju përgjigja pozitivisht kësaj ftese sepse së bashku mund të bëjmë shumë. Së bashku mendoj se do të arrijmë atë rezultat që ne presim. Unë i kam hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjegjësi. Nuk ju quaj vetëm një njeri i fjalëve, pavarësisht se ju dhe fjalën e artikuloni shumë bukur, mbi të gjitha jeni njeri i punëve”, tha Malaj.Malaj