Aktivizohen kamerat ‘live’ në pikat kufitare në Mal të Zi

Pika e përbashkët kufitare që lidh Malin e Zi me Shqipërinë më e frekuentuara nga të gjitha pikat e tjera në Mal të Zi, policitë e të dy vendeve kanë shtuar kontrollet.

Sezoni turistik është në vlugun e tij dhe nga dita në ditë shënon rritje numri i mysafirëve.

Këtë verë Organizata Turistike me ndihmën e organeve republikane ka shtuar kontrollin turistik dhe numri i mysafirëve të regjistruar është çdo ditë më i madh. Sipas të dhënave nga terreni Ulqini radhitet si qyteti i dytë pas Budvës për nga numri i turistëve të regjistruar. Kufiri më i frekuentuar është ai Sukubinë – Muriqan.

Gjatë muajit korrik këtë pikë kufitare e kanë kaluar 460 mijë udhëtarë, që është 5 % më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo pikë e përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është hapur për kalimet vjetore për 500 mijë udhëtarë ndërkaq çdo vit numri i kalimeve shkon në 2 milion, raporton TRT.

Ky frekuentim i dendur ka bërë që edhe kontrollet policore të dy shteteve të shtohen edhe më shumë. Merret vesh se shërbimet e policisë kufitare të drejtorisë rajonale për kufirin dhe migracionin Shkodër në pikën kufitare Muriqan në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e pa ligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm të automjeteve.

Ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi ka aktivizuar në pikat kufitare kamerat nëpërmjet të cilave vozitësve të cilët kanë qasje në internet u mundësohet të përcjellin situatën e vendkalimeve kufitare në kohën reale. Deri sa tani jemi në sezonin e verës dhe fluksi i mërgimtarëve rritet, qytetarët mund t’i shohin familjarët e tyre teksa sa kalojnë nëpër pikat kufitare thonë nga ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi.

Të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Debeli Brijeg, Draçenovac, Dobrakovo,Vraqenoviq si dhe Hani i Hotit, Sukobinë, përmes kamerave online mund ta përcjellin nëse ka kolona në kufirin përkatës dhe me këtë rast do të kenë mundësi që të planifikojnë udhëtimin më mirë.