Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22 vjeçe. Ndërkohë, vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe është në gjendje kritike për jetën. I plagosur në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i mjetit.
Fillimisht u raportuar se në aksident kishin vdekur 4 persona, por më pas policia sqaroi se bëhet fjalë për 3 viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë. Njëra prej vajzave Xh. Bibaj, ndodhur në gjendje kritike për jetën u raportuar se ndërroi jetë por në fakt kishte kaluar në vdekje klinike, raporton Top Channel.
Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, janë publikuar edhe emrat e personave të aksidentit tragjik. Ndërkohë, policia ende po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me bilanc lufte.