Aksidenti i autobusit me disa automjete në Tiranë, policia: 9 të plagosur

Policia ka bërë me dije se si pasojë e aksidentit që ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me disa automjete, janë plagosur 9 persona.

Konkretisht blutë më dije se janë dëmtuar: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia njofton se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.