Aksidente nga trafiku i rënduar, rrugët të tejmbushura për shkak të turizmit

Paraditen e të hënës, në autostradën Tiranë-Durrës janë shënuar dy aksidente të njëpasnjëshme.

Paraditen e të hënës, në autostradën Tiranë-Durrës janë shënuar dy aksidente të njëpasnjëshme.

Në të parin janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që vetëm rreth 1 kilometër larg aksidentit të parë, një tjetër mjet ka dalë nga rruga. Kjo ka sjellë edhe trafikun e rënduar.

Edhe pse, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave rezulton se për muajin qershor numri i aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, sërish ka drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe e tejkalojnë shpejtësinë.

INSTAT njoftoi se në qershor të 2018 në 79,6% të rasteve të aksidenteve rrugore, kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Si pasojë kthehen në burim aksidenti. Megjithatë, fatmirësisht, në dy aksidentet e shënuara ditën e sotme në interval të njëjtë kohor, ku janë përfshirë 4 automjete nuk ka të plagosur.