Aksident në Vlorë, një i lënduar lehtë

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Orikumit, pak pas mesditës së kësaj të diele, duke lënë të lënduar lehtë e pa pasoja për jetën një person.

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Orikumit, pak pas mesditës së kësaj të diele, duke lënë të lënduar lehtë e pa pasoja për jetën një person.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë e një parakalimi të gabuar./raporton Top Channel

Në vendngjarje është rënduar trafiku, ndërsa shumë shpejt kanë mbërritur edhe policia e grupi hetimor që po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.