Aksident në Shkodër, ndërron jetë 19-vjeçarja shtatzënë

Një aksident i rëndë që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, i mori jetën 52-vjeçares Hasije Bajrakurtaj dhe la të plagosur rëndë nusen e djalit të saj, Esmeralda Bajrakurtaj.

E reja, e cila ishte shtatzënë mori plagë të rënda pas përplasjes në afërsi të fshatit Shtoi, teksa ishte duke ecur në rrugë dhe u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës, raporton Top Channel.

19-vjeçarja qëndroi për disa orë në sallën e reanimacionit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ia ka dalë të mbijetojë. Vajza shtatzënë ka ndërruar jetë pak më parë në spital.