Aksident në hyrje të Korçës, makina përplaset me shtyllën

Dy persona janë plagosur në hyrje të qytetit të Korçës. Automjeti që drejtonte njëri prej tyre për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së kontrollit është përplasur me një shtyllë të ndriçimit të qytetit.

Silvjano Gjoza nga Bilishti 31 vjeç mbeti i plagosur rëndë, ndërsa  Arjan Latifi 41 vjeç është personi tjetër i aksidentuar.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, por gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë. /Gazeta Shqip