Aksident me vdekje në Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari nga Shkodra

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia tha se një automjet tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.