Aksident me vdekje në Durrës, betonierja përplasi një person me biçikletë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit. Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal, në vendin e njohur nga banorët “Te Dyli”. Një betoniere ka përplasur një person me biçikletë që paraprakisht dyshohet se ka qenë duke kaluar rrugën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal, në vendin e njohur nga banorët “Te Dyli”.
Një betoniere ka përplasur një person me biçikletë që paraprakisht dyshohet se ka qenë duke kaluar rrugën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonierës Petrit P. 58 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.”- njofton policia.