Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 35-vjeçari...

Një person ka humbur jetën, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Kunes në Shëngjin të Lezhës.

Sipas policisë, automjeti tip Golf ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën Ermir Rroku 35 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, aty ku mjeti Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e shtetasit me emrin Ermir Rroku, 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sqaron paraprakisht policia.