Aksident me 5 të plagosur në Shkodër, mes tyre edhe fëmijë

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur pasdite vonë në Shkodër, në rrugën e Rrencit, në njësinë administrative Gur i Zi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.