Aksident i rëndë në Laç, makina godet për vdekje një të moshuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në  Laç, ku një autoveturë ka goditur për vdekje një të moshuar.

Ngjarja sapo ka ndodhur në rrugën nacionale Laç – Milot pranë ish-Uzinës, transmeton CNA.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.