Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë, makina përplas një vajzë

Një aksident ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku një vajzë e re është përplasur nga një makinë.

Një aksident ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku një vajzë e re është përplasur nga një makinë.

Kalimtarët tregojnë se rruga ishte e mbushur me gjak, ndërsa vajza shikohet e shtrirë në anë të karrexhatës, në pjesën ndarëse mes dy autostradave.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe as nuk dihet se si ka ndodhur.

Dëshmitarët thonë për “JOQ.al” se vajza ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, e për pasojë, makina që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, e ka përplasur.