Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë një kamionçin që drejtohej nga F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, dhe një motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.