Aksident fatal në Kosovë/ 2 shqiptarë humbin jetën, 4 lëndohen, 1 në gjendje të rëndë

Një aksident fatal ka ndodhur në Peqan të Kosovës, ku si pasojë kanë mbetur dy të vdekur, katër të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.

Mësohet se që të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe aktualisht kanë mbërritur ekipet e emergjencës.