Aksi Fushë Krujë-Milot pa sinjalistikë

Udhëtarët ngatërrojnë drejtimet nga mungesa e tabelave

Kjo është vetëm një pjesë e aksit Fushë Krujë-Milot.

Në këtë segment nuk ka sinjalistikë. E njëjta gjendje është në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Nga mungesa e tabelave shumë drejtues automjetesh humbin orientimin.

Për të mbërritur në Mamurras, shpesh here udhëtarët përshkojnë rrugën në afërsi të Laçit dhe rikthehen sërish tek destinacioni fillestar.

Nuk ngatërrojnë rrugë vetëm përdoruesit e vjetër të saj dhe ata që banojnë pranë autostradës. Punonjësit e mirëmbajtjes nuk i ka parë kush. Banorët e zonës akuzojnë për neglizhencë institucionet përgjegjëse.