AKEP: Portalet të regjistrohen brenda 72 orësh

AKEP ka publikuar një listë me 44 portale, të cilave u ka lënë 72 orë afat që të regjistrohen në QKB, pas paralajmërimit të kryeministri Rama më 10 tetor.

“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online”, thuhet në një njoftim zyrtar,raporton Top Channel.

AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kanë lidhje me portalet, që të pajisen me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

Ndërkohë që të mërkurën Rama shkruante: “Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”.

1

24-ore.com

2

360grade.al

3

Albpress.org

4

Alpenews.al

5

Argjirolajm.net

6

Botasot.info

7

Diell-online.al

8

Durreslajm.al

9

ekskluzive.al

10

eperditshmja.com

11

Exit.al

12

Folshqip.al

13

gazetaimpakt.com

14

Hashtag.al

15

Ina-online.net

16

InfoElbasani.al

17

infopasqyra.com

18

Insajderi.com

19

Javanews.al

20

Korrieri.org

21

Lajme.net

22

Lajmeonline.al

23

Lajmi.net

24

Lajmifundit.al

25

Liberal.al

26

Noa.al

27

Opinion.al

28

Opozita.com

29

Orikuminews.com

30

Pacensure.com

31

perqasje.com

32

Politiko.al

33

Publik.live

34

Reporter.al

35

Respublica.al

36

Sarandaweb.net

37

Shqiperia.com

38

Skandal.al

39

Sovrani.info

40

Superligash.com

41

Tesheshi.com

42

Tiktak.al

43

Tpz.al

44

Zjarr.tv