Akar kërkon nga përfaqësuesi amerikan t’u jepen fund raporteve me YPG/PKK-në

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka pritur në një takim në Ankara përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka pritur në një takim në Ankara përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey, të cilit i ka kërkuar që vendi i tij t’i japë fund raporteve me organizatën terroriste YPG/PKK dhe të finalizohet sa më parë marrëveshja për rajonin verior sirian Munbixh të arritur mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, në takim i pranishëm ka qenë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Yaşar Güler.

Në takim janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri, përfshirë Munbixhin dhe rajonin në lindje të Lumit Eufrat.

“Nga ana e ministrit Akar janë shprehur vendosmëria jonë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona që rrjedhin nga e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare, pritjet tona që SHBA t’u japë fund marrëdhënieve të saj me organizatën terroriste YPG/PKK, si dhe finalizimin e shpejtë të Udhërrëfyesit të Munbixhit, ndjeshmëria jonë ndaj integritetit territorial të Sirisë dhe mendimet tona lidhur me zgjidhjen e problemeve përmes bashkëpunimit të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.