Afganistan, talebanët vrasin shefin e policisë dhe 6 roje

Lëvizja militante talebane thotë se ka marrë kontrollin në qendër të qytetit Said Abad

 Në një sulm të armatosur në provincën afgane Maidan Wardak janë vrarë shtatë policë, përfshirë një komisar policie, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit Abdul Rahman Mengel tha se militantët talebanë kishin kryer një sulm të armatosur në qendër të qarkut Said Abad mëngjesin e sotëm.

I njëjti burim thotë se kreu i policisë së qarkut, Nezrab Shah Hashimi dhe gjashtë rojet e tij, u vranë në sulm.

Të paktën katër policë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Dhjetra militantë talebanë kanë hyrë në qendër të qytetit nga katër drejtime, dhe përmes rrjeteve sociale, organizata mori përgjegjësinë e sulmit dhe pretendon se ka marrë kontrollin e qendrës së Said Abadit.