Afganistan, sulm vetëvrasës ndaj autokolonës së NATO-s

Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit vetëvrasës ndaj autokolonës së NATO-s

Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit vetëvrasës ndaj autokolonës së NATO-s në afërsi të bazës më të madhe ajrore të SHBA-ve në veri të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori policor në Pervan, Mahfuz Velizade tha se një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë pasi iu afrua autokolonës së NATO-s që po kalonte në afërsi të bazës Bagram.

Valizade thotë se si pasojë e sulmit humbën jetën dy civilë ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, nga të cilët 3 ushtarë të NATO-s dhe dy civilë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga forcat e NATO-s në Afganistan në lidhje me rastin.

Organizata talebane ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, duke pretenduar se në sulm ka të vdekur nga ushtarët amerikanë.