Afganistan, gjatë sulmit të talebanëve vriten 40 ushtarë

Dhjetëra pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën gjatë sulmit në një kazermë në rajonin e Bala Buluka

Së paku 40 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën gjatë sulmit të talebanëve në një kazermë në rajonin e Bala Buluka në Farah në Afganistanin perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari në Farah, Muhammed Nurzey, konfirmoi për AA se militantët kanë kryer sulm të mërkurën vonë. Ai konfirmoi se kanë humbur jetën 40 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Nurzey theksoi se talebanët konfiskuan armët dhe municionin dhe morën kontrollin mbi kazermën. Ai shtoi se kanë vdekur edhe një numër i madh i talebanëve.

Talebanët pohojnë se gjatë sulmit kanë ndihmuar gjashtë ushtarë, të cilët lidhen me këtë organizatë.