Adria Airways do të vijojë pezullimin e fluturimeve në fundjavë

Adria Airways u sugjeron në faqen e saj pasagjerëve dhe partnerëve që të ndjekin njoftimet on-line në faqen www.adria.si.

Adria Airways ka njoftuar pasagjerët se do të vazhdojë të ketë pezullime të përkohshme të pjesës më të madhe të fluturimeve të saj, deri të hënën, në 30 shtator.

Gjatë fundjavës, kompania do të mbajë lidhje vetëm me linjën e saj kryesore në Frankfurt. Operatori planifikon të fluturojë të shtunën në 28 shtator dhe të dielën në 29 shtator për rrugët në mbrëmje Lubjana – Frankfurt – Lubjana.

Të hënën pasdite, operatori njofton se do rifillojë disa fluturime, një prej të cilëve është drejt Tiranës.

JP124/125 LJU-FRA-LJU

JP1089 LJU-MUC-LJU

JP136/137 LJU-VIE-LJU

JP394/395 LJU-BRU-LJU

JP306/307 LJU-ZRH-LJU

JP726 LJU-TIA

Adria Airways njofton se është akoma në bisedime aktive me pronarë të rinj të mundshëm dhe kreditorët kryesorë dhe mbetet e angazhuar për të arritur një zgjidhje pozitive për të gjithë.

Kompania në njoftimin e saj jep dhe udhëzimet për pasagjerët që parashikonin të fluturonin me këtë kompani dhe i këshillon ata të kontrollojnë, se cila është kompania ajrore me të cilën ata do të udhëtojnë, para se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë menjëherë zyrat e shitjeve ku kanë blerë biletat.

Adria Airways u sugjeron në faqen e saj pasagjerëve dhe partnerëve që të ndjekin njoftimet on-line në faqen www.adria.si.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kompania zinte 4% të tregut të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit gjatë muajit gusht.

Deri tani, udhëtarët e saj nga dhe përmes Rinasit janë sistemuar përmes linjave të tjera, duke përdorur rrjetin Star Alliance, sipas burimeve nga Tirana International Airport dhe Autoritetii Aviacionit Civil. /Monitor