Abuzoi seksualisht me minorenen, arrestohet 46-vjeçari nga Pogradeci

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një prej fshatrave të Pogradecit, ku një 46-vjeçar është vënë nën prangat e policisë nën akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një prej fshatrave të Pogradecit, ku një 46-vjeçar është vënë nën prangat e policisë nën akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Shtetasi B.B., banues në Buçimas dyshohet se gjatë muajit gusht ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Gjykatës së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.