Abbas ndërpret vizitën në Kuvajt për shkak të sulmeve izraelite

Forcat ajrore izraelite mbrëmë kryen sulme të ashpra në rajonin e bllokuar të enklavës palestineze Gaza në të cilën u vranë të paktën 5 palestinezë ndërsa shumë të tjerë u plagosën

 Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka ndërprerë vizitën zyrtare në Kuvajt për t’u kthyer në Ramallah për shkak të sulmeve izraelite në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat ajrore izraelite mbrëmë kryen sulme të ashpra në rajonin e bllokuar të enklavës palestineze Gaza në të cilën u vranë të paktën 5 palestinezë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Në kulmin e sulmeve presidenti palestinez Abbas qëndroi për vizitë zyrtare në Kuvajt.

“Presidenti Abbas ndërpreu vizitën dhe kthehet në Ramallah për shkak të sulmeve izraelite në Gaza dhe për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon”, njoftoi Hussein es-Sheikh, anëtar i Këshillit qendror të lëvizjes palestineze Fattah.

Forcat izraelite të dielën hynë në Gaza dhe gjatë një sulmi vranë 7 palestinezë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkurtoi vizitën zyrtare në Paris dhe u kthye në Izrael.

Poashtu edhe mbrëmë forcat ajrore izraelite kryen sulme të ashpra në Gaza në të cilën u vranë të paktën 5 persona.

Objektiv i sulmeve ishin edhe stacioni policor, dy seli të lëvizjes Xhihadi Islamik dhe godina e televizionit Al-Aksa. Izraeli filloi sulmet ajrore pas një sulmi të pretenduar raketor nga rajoni i Gazës.