AAK e PSD nesër mbajnë tubimin, Ramush Haradinaj për kryeministër

Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK dhe Partia Socialdemokrate, nesër do ta mbajnë një prej tubimeve më të mëdha, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar sot intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët dhe 6 shtatori është dita e fundit kur partitë duhet t’i paraqesin listat e tyre me kandidatë.