AA dhe YTB përfundojnë trajnimin online për përfaqësuesit e mediave nga Azia Jugore

Në trajnim morën pjesë 60 ekspertë të fushës së komunikimeve nga 10 vende të Azisë Jugore, ku me ta u nda përvoja në zhvillim e Turqisë në kohët e fundit në fushën e medias ndërkombëtare

Ka përfunduar “Programi i Edukimit për Media Online Azi-Paqësor” nëpërmjet video-konferencës i organizuar në bashkëpunim mes Anadolu Agency (AA) dhe Drejtorisë së Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB) i zhvilluar për të mbështetur shkëmbimin e përvojave midis vendeve të Azisë Jugore dhe Turqisë në fushën e mediave.

Në trajnim morën pjesë 60 ekspertë të fushës së komunikimeve nga 10 vende të Azisë Jugore, ku me ta u nda përvoja në zhvillim e Turqisë në kohët e fundit në fushën e medias ndërkombëtare.

Trajnimi u zhvillua në dy fundjavat e kaluara, ku nga kuadri me përvojë i AA-së u mbajt ligjërata në lidhje me “gazetarinë në periudhën me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) “Gazetaria në rrjete sociale dhe internet” dhe “Aplikacionet Multimedia”.

Për pjesëmarrësit u mbajt ligjërata në lidhje me “Gazetarinë e Luftës”.

Drejtor i Akademisë së Lajmeve të AA-së, A. Cihangir İşbilir në mbylljen e programit tha se edhe një program kanë arritur ta përfundojnë me sukses, duke shtuar se do të vazhdojnë programe të ngjashme online gjatë pandemisë së COVID-19.

Ai e falënderoi YTB-në me të cilën bashkëpunuan.

Trajnimi u zhvillua në gjuhën angleze nëpërmjet video-konferencës më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik.