Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammed Javad Zarif, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Erdoğan-Zarif, i cili filloi në ora 14:40 me orën lokale në rezidencën Vahdettin në Stamboll, u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.
Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.