Një fëmijë 3 vjeç është mbytur në pishinën e rezidencës ku banonte në Antalja të Turqisë.
Sipas informacioneve mediatike, Mehmet Can Karaca, të cilin e ëma ia kishte lënë nën përkujdesje fqinjës, nisi të lahej në pishinën e rezidencës sëbashku me të vëllain 8-vjeçar, rreth orës 17:30 të së shtunës
Ka mjaftuar një pakujdesi e vogël e fqinjës që vogëlushi të hiqte nga krahët ndihmëset plastike dhe të kalonte në pjesën për të rritur të pishinës pa u vënë re nga ajo.
Fqinjët që e panë teksa zhytej në ujë ndërhynë menjëherë dhe e nxorën nga pishina të voglin ndërsa me ambulancë e dërguan në Spitalin Shtetëror të Antalyas, ku pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të mjekëve, humbi jetën mëngjesin e së dielës.
Trupi i 3-vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë teksa autoritetet po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Klan.
Familjarët akuzojnë kompaninë ndërtuese dhe menaxhuese të kompleksit lidhur me lehtësinë me të cilën fëmijët mund të kalojnë nga pjesa për fëmijë tek pjesa për të rritur e pishinës.