Mjekët turq heronj të vërtetë të pandemisë COVID-19

Dr. Akın Çam, një specialist i mjekësisë së brendshme që punon në një spital privat në provincën juglindore Hatay, paralajmëroi pacientët të mos besojnë gjithçka që qarkullon në mediat sociale

Mjekët në Turqi kanë punuar përballë orës apo kohës për të shpëtuar jetën e pacientëve që vuajnë nga koronavirusi i ri COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Dr. Akın Çam, një specialist i mjekësisë së brendshme që punon në një spital privat në provincën juglindore Hatay, paralajmëroi pacientët të mos besojnë gjithçka që qarkullon në mediat sociale.

“Njerëzit nuk duhet të besojnë gjithçka që dëgjojnë, ilaçi më i fuqishëm është izolimi”, shtoi ai.

Duke folur për AA, neurologu dr. Attila Kara tha se shumica e pacientëve vijnë me ankesa për dhimbje të muskujve dhe temperaturë të lartë.

“Dhimbja e kokës është një nga ankesat më të shpeshta dhe është përgjithësisht e padurueshme. Ilaçet kundër dhimbjes nuk ndihmojnë. Humbja e shijes dhe nuhatjes gjithashtu janë midis simptomave të zakonshme”, tha ai.

Ai shtoi se infeksioni me COVID-19 mund të çojë në mpiksje në organe të ndryshme siç është truri.

Kara u bëri thirrje njerëzve të vënë maska dhe theksoi rëndësinë e distancimit social.

Turqia kohët e fundit njoftoi kufizime të reja për shkak të koronavirusit, duke përfshirë orë policore në për fundjavë.

Njoftimi erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Turqi.

Ora e mbylljes brenda do të vazhdojnë derisa të merret një vendim i ri.

Të dielën, Turqia raportoi 26.919 raste tjera me COVID-19, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë dhe regjistroi 218 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 ka marrë jetën e mbi 1,61 milion personave në 191 vende dhe rajone.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA, më shumë se 72,30 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 47,30 milionë rikuperime.