Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqisë, Ismail Demir, në lidhje me vendimin e SHBA-së për sanksione tha se, “Kjo është një ngjarje ekskluzive që duhet të mbetet brenda saj. Presim që të mos ndikojë shumë marrëdhëniet tona”, raporton Anadolu Agency (AA).
Demir i cili erdhi në Parlament për të marrë pjesë në bisedimet e buxhetit të Presidencës për vitin 2021, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin për sanksione të SHBA-së ndaj Turqisë.
“Jemi të vendosur do të vazhdojmë”, tha ai duke rikujtuar deklaratat e mëparshme.
“Ekziston një marrëdhënie të aleatit mes nesh, jemi aleatë të NATO-s. Ashtu si edhe vet theksuan në shumë fusha kanë bashkëpunim me Turqinë. Edhe ne edhe ato presim që të vazhdojnë këto. Kjo është një ngjarje ekskluzive që duhet të mbetet brenda saj. Presim që të mos ndikojë shumë marrëdhëniet tona”, tha Demir duke theksuar se do të vazhdojnë edhe më shpejtë të zhvillojnë industrinë vendase.