Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 1.120 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 519 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 43.324.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.407 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 154.084 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 926 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.