Vrasja makabër në Tiranë, babai vrau me topuz të birin

Babai i pesë fëmijëve, Xhavit Tema, qe la te vdekur pas rrahjes, djalin tij, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 korrik, ka dhënë versione të ndryshme mbi shkakun e goditjes së të birit me sende të forta.

Babai i pesë fëmijëve, Xhavit Tema, qe la te vdekur pas rrahjes, djalin tij, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 korrik, ka dhënë versione të ndryshme mbi shkakun e goditjes së të birit me sende të forta.

Nga ana tjetër, 70- vjeçari nuk ka shprehur aspak pendesë për një veprim të tillë. “Djali nuk kujdesej për familjen tonë dhe as nuk punonte për të siguruar të ardhura”, ka thënë i moshuari para Policisë.

Nisur nga kjo, hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të vuajë nga probleme mendore. Kjo përforcohet edhe nga mënyra se si e ka sulmuar të birin ndërsa po flinte. Ai ka marrë një shkop prej hekuri, që përdoret për shtypjen e ullinjve për prodhimin e vajit.

Pasi ka hyrë në dhomën ku flinte i biri, e ka goditur me forcë në kokë duke e lënë pandjenja. Më pas ka shkuar te dhoma e nuses së djalit tjetër, të cilën gjithashtu e ka goditur me të njëjtin shkop. Ndërsa goditja në kokë për 41-vjeçarin rezultoi fatale, 24-vjeçarja ka marrë vetëm plagë në trup.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 2 korrikut në fshatin Gjuricaj. I moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë për dhunë në familje. Përveç djalit, viktimë e agresionit të 70-vjeçarit ishte dhe Jolanda Tema, 24 vjeçe, nusja e djalit të vogël të të moshuarit, që jeton në emigracion. Policia bën të ditur se Xhavit Tema në banesën e përbashkët ka goditur djalin e tij me shkop topuz, që përdoret zakonisht për shtypjen e ullinjve, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.

Goditja në koka i ka shkaktuar Agron Temës dëme të rënda. Ndërsa më pas ka tentuar të njëjtën gjë dhe me nusen e djalit të tjetër, Jolandën, duke e goditur në trup ndërsa po flinte në shtrat. Kjo e fundit mori dëmtime të lehta dhe ishte ajo që bëri denoncimin në polici për atë që kishte ndodhur.

Me anë të dy njoftimeve, Policia e Durrësit sqaron: “Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi ka goditur me sende të forta djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24. A.T. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën”,- tha Policia në komunikatën paraprake, ndërsa njofton se, “Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës”.

Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70- vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar. Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70- vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit tjetër të tij, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta. Ata u transportuan në spital, por tri ditë më vonë 41- vjeçari humbi jetën.

Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se 70- vjeçari dyshohet të ketë probleme psikologjike. Ai nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e të birit, ndërsa jep deklarata kontradiktore për motivin e ngjarjes.