Cilët persona do ta marrin të parët vaksinën e COVID-19 ?!

Por ajo që shumë qeveri theksuan ishte se do të duhen muaj përpara se vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë popullsinë e botës.

Ditën e djeshme doli lajmi se kompania Pfizer, ka zbuluar vaksinën qe ka efektivitet 90%. Lajm që u përshëndet në të gjithë botën si një ditë e mirë për shkencën dhe njerëzimin, dhe rriti optimizmin në luftën ndaj pandemisë.

Por ajo që shumë qeveri theksuan ishte se do të duhen muaj përpara se vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë popullsinë e botës.

Universiteti John Hopkins në SHBA ka dhënë disa këshilla mbi shpërndarjen e vaksinës së Covid-19, kur ajo të jetë gati.

Në një dokument prej 46 faqesh, shkruhet se vaksinimi duhet bërë në dy nivele.

Nivelin e parë ata e quajnë, prioriteti absolut. Aty përfshihen stafet mjekësore që përballen të parët me pandeminë, grupet dhe individët e shërbimeve shoqërore thelbësore si transporti publik, prodhimi dhe shpërndarja ushqimesh dhe arsimtarët. Në nivelin e parë ekspertët e John Hopkins fusin gjithashtu personat më të rrezikuar, femrat shtatzënë dhe stafet e qendrave sociale.

Sa i përket nivelit të dytë, ekspertët argumentojnë se aty janë kategoritë që duhen vaksinuar në varësi të disponueshmërisë së vaksinës. Aty bëjnë pjesë farmacistët dhe mjekët që kurojnë persona që nuk janë me koronavirus, banorët e zonave të thella dhe të largëta, me infrastruktura shëndetësore të pazhvilluara dhe pjesëtarë të tjerë të shërbimeve shoqërore bazike si media komunikimi, policia dhe zjarrfikësit.