Durrës, zhduket fshehurazi anija me 500 ton kripë

Një konflikt tregtar mes transportuesit dhe një kompanie porositëse, ka bërë që anija me rreth 500 tonë kripë të largohet në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.

Një konflikt tregtar mes transportuesit dhe një kompanie porositëse, ka bërë që anija me rreth 500 tonë kripë të largohet në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur anija Sea Scanner, me flamur të Sierra Leones është larguar nga radha portuale paraditen e sotme, pa njoftuar autoritetet portuale.

Kripa ishte porositur për llogari të një subjekti shqiptar, por një konflikt në lidhje me papastërtinë, është bërë burim i mosmarrëveshjes, shkruan Top Channel.

Anija kishte mbërritur në portin e Durrësit më 25 Qershor, ndërsa aktualisht janë njoftuar autoritetet kroate dhe italiane për situatën.