Turqi, kapet bashkëthemeluesi i Banka Asya dhe një nga krerët e FETO-s

I arrestuari Kamil Yavuz M njihet si një nga krerët e organizatës terroriste FETO, kurse kundër tij janë ngritur disa aktakuza

Në kuadër të operacionit kundër organizatës terroriste FETO, policia turke në Ankara arrestoi një nga bashkëthemeluesit e Bankës Asya, Kamil Yavuz M, raporton Anadolu Agency (AA).

I arratisuri i dyshuar u arrestua në rrethin Cankaya me dokumente të falsifikuara identifikimi.

Kamil Yavuz M njihet si një nga krerët e organizatës terroriste FETO, kurse kundër tij janë ngritur disa aktakuza.

Yavuz vazhdoi të menaxhonte çështjet financiare të FETO-s dhe fshihej duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke ndryshuar adresat e banimit.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Udhëheqësi i oragnizatës terroriste është Fetullah Gulen me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia dhe zyrtarisht e ka kërkuar nga SHBA.

Anëtarët e organizatës terroriste janë avancuar në shërbim për vite me radhë, duke trukuar provimet dhe duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Pastaj, filimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një gjykimi të manipuluar mbi pretendimin e korrupsionit.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti e kryer nga oficerë të infiltruar në ushtrinë turke nga FETO.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se ky është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, u martirizuan 251 njerëz dhe rreth 2.200 u plagosën.