Aspirina do testohet për Covid-19. Studimi britanik do vlerësojë ilaçin si hollues gjaku tek pacientët

Të dhënat nga këto pacientë do të krahasohen me të paktën 2,000 pacientë të tjerë, që marrin trajtimin standard të Covid-19.

Aspirina do të vlerësohet si një trajtim i mundshëm për Covid-19 në një nga provat më të mëdha në Britani, që do studiojë nëse redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut tek njerëzit me sëmundjen.  Shkencëtarët e kësaj prove, që po kërkojnë një serë trajtimesh të mundshme për Covid-19,  bënë të ditur se do të përfshihet edhe aspirina, që përdoret si hollues gjaku. “Është e arsyeshme të mendosh që aspirina të jetë përfituese, e sigurtë, jo e shtrenjtë dhe gjerësisht e disponueshme”, – tha Peter Horby, drejtues i provës. Pacientët e infektuar me koronavirus, ndodhen në rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut, për shkak të hiper-reagimit të trombociteve, fragmentet qelizore që ndihmojnë në ndalimin e hemorragjisë. Aspirina është një agjent antitrombocit dhe mund të reduktojë rrezikun e mpiksjes së gjakut, sipas provës.

Të paktën 2,000 pacientë pritet të marrin 150 mg aspirin çdo ditë, së bashku me regjimin e zakonshëm. Të dhënat nga këto pacientë do të krahasohen me të paktën 2,000 pacientë të tjerë, që marrin trajtimin standard të Covid-19. Doza të vogla ditore të aspirinës,  janë zbuluar se reduktojnë rrezikun e disa lloje të kancerit. Si hollues i gjakut, aspirina rrit rrezikun e hemorragjisë së brendshme dhe marrja për një periudhë të gjatë, është lidhur me dëme të veshkave. Trajtime të tjera që po testohen përfshijnë antibiotikun e zakonshëm azitrhomycinë dhe koktejlin e antitrupave Regeneron, që u përdor për të trajtuar presidentin Donald Trump. Ekipi i kësaj prove në Britani, ishte i pari që tregoi se deksametazoni, një steroid që është gjithashtu i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm, mund të shpëtojë jetët e njerëzve të sëmurur rëndë me Covid-19. /Scan