Turqi, urdhër arrest për 271 të dyshuar lidhur me FETO-n

Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit ka lëshuar urdhër për arrestimin e 271 ushtarëve

 Prokurorët turq lëshuan sot një urdhër arresti kundër 271 personave të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila orkestroi përpjekjen e grusht shtetit në korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit ka lëshuar urdhër për arrestimin e 271 ushtarëve, disa prej të cilëve në shërbim aktiv, si pjesë e një hetimi kundër FETO-s, zbuloi një burim që deshi të mbetet anonim.

FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gülen orkestruan tentimin e grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilën 251 ranë dëshmorë ndërsa rreth 2.200 u plagosën.

FETO qëndron edhe pas një fushate të gjatë të rrënimit të shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.