Neutralizohen 8 terroristë në veri të Irakut dhe juglindje të Turqisë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke potencon se forcat ajrore dje dhe sot kanë kryer disa sulme ajrore në Sinat-Hatain dhe Omerli

Të paktën tetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në sulmet ajrore të ushtrisë turke në rajonin Sinat-Haftanin, në veri të Irakut dhe në Omerli, pranë qytetit juglindor kufitar Mardin të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke potencon se forcat ajrore dje dhe sot kanë kryer disa sulme ajrore në Sinat-Hatain dhe Omerli.

Po ashtu konfirmohet se gjatë sulmeve janë neutralizuar të paktën 8 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

PKK udhëheq një fushtatë terroriste 30 vjeçare kundër Turqisë, ndërsa është shpallur organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. PKK është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë fëmijë dhe gra.