Një çift bashkëshortësh shqiptarë në Itali kanë dalë të mërkurën në gjykatën e Forlit, për t’u përballur me akuzën e shpërndarjes së drogës.
Burrë e grua, të moshave 37 dhe 27 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së martës në lokalitetin San Mauro Pascoli, ku jetonin dhe ushtronin aktivitetin ilegal.
Burri u kap teksa po i shiste dy doza kokainë një djali, ndërsa gruaja u prangos në banesën e saj.
Sapo pa karabinierët ajo u përpoq t’i fshihte dozat në një kuti këpucësh, por nuk ia arriti qëllimit.
Aty efektivët gjetën një tjetër sasi kokaine prej 9.5 gramë, që u sekuestrua së bashku me 7 mijë e 750 euro të siguruara nga aktiviteti i shpërndarjes.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, trupi gjykues e ka vlerësuar si legjitim arrestimin e tyre, por ka lejuar hetimin në gjendje të lirë derisa në nisje të procesit. /abcnews