Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi goma që u shkëput nga një kamion goditi furgonin me të cilin ata po udhëtonin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në provincën Bolu të Turqisë. Goma rezervë e shkëputur nga nga aksi i një kamion goditi një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt.
Agjencia e lajmeve “DHA” raportoi se goma theu xhamin e parmë të furgonit duke lënë të vdekur shoferin dhe plagosur 4 pasagjerët, përcjell Klan.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët dërguan në spitalin më të afërt shtetëror të plagosurit
. Shoferi Ahmet Donmez nuk arriti tu mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë./